Tani kur kanë mbetur vetëm edhe 230 vendvotime të pa numëruara, apo kur janë numëruar 90.76 për qind të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 34.62 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e dytë me 26.69 për qind, koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i treti me 25.81 për qind. Deri më tash janë 48.621 fletëvotime të pavlefshme.
Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë./KosovaPress/