Aktuale

​Nuk miratohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e buxhetit për vitin 2017

As pas disa orë debati me akuza e kundër akuza, deputetët e Kuvendit nuk kanë arritur të miratojnë në lexim të parë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Kjo, pasi deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim, ani pse ishin në sallën plenare.

Edhe pse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli hodhi dy herë në votim, Projektligji nuk mori me shumë se 60 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pasoj e kësaj, Veseli ndërpreu seancën për ta vazhduar nesër në orën 10:00.