Aktuale

​Njësia e Zjarrfikësve pranoi uniforma për sezonin e verës

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Mitrovicë, ka pranuar komplet uniforma të reja për sezon të verës dhe bateri ndriçuese mbështetur nga Komuna e Mitrovicës.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se, komuna është e zotuar që t’u përkrahë në përmirësime kushteve të punës duke ditur për rëndësinë që ka ky institucion e sidomos gjatë sezonit veror kur zjarret janë më të shprehura si pasoj e temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë.

Edhe shefi i Njësisë së Zjarrfikësve, Tahir Mikullovci, falënderoi nënkryetarin Kamberi dhe komunën për mbështetjen e madhe që u japin si njësit.

“Falënderojmë komunën e Mitrovicës për përkrahjen si financiare dhe morale ndaj njësisë tonë për kryerjen e detyrës në shërbim të qytetarëve” , ka thënë Mikullovci.