KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zona Prishtina 3 është jashtë punës që nga ora 17:27, si pasojë e një avarie trafofushat 10 kV.
Në njoftim për media thuhet se të gjithë konsumatorët qe furnizohet nga ky TS janë pa energji elektrike.
“Ekipet e KOSTT janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për të sanuar prishjen”, thuhet në njoftim./KP