Iniciativa Qytetare për Veprim ka protestuar nëpërmes fotografive sot para Qeverisë së Kosovës.
Bujar Voca nga kjo iniciativë tha se Serbia në veri të Kosovës i ka dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre duke i shkatërruar ato dhe duke filluar ndërtimin e lagjes së re që do t’iu përkas serbëve.
“Përveç kësaj Serbia nuk po ndalet me kolonizimin, siç po e shihni mbrapa por edhe keni parë gjatë ditëve të kaluara në media , Serbia ka filluar ndërtimin ne lagjen “Lugina e Diellit” në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit në të cilën lagjen parasheh vendosjen e rreth 300 familjeve serbe apo 1500 banorëve. Përveç kësaj Marko Gjuriq, drejtori i zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë ka thënë që ky është hapi i parë sepse Qeveria e Serbisë ka për qëllim që në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë të ndërtoj rreth 10 lagje të reja për vendosjen e 15 mijà « serbëve atje apo qytetarëve serbë të zhvendosur në Serbi refugjatëve nga Bosnja dhe Kroacia” , tha Voca
Voca citon kryeministrin Isa Mustafa se nuk do të lejojë ndërtimin e lagjes ” “Lugina e Diellit”, por sipas tij, ndërtimi i lagjes ka filluar tash e disa ditë dhe Qeveria nuk ka ndërmarr as një hap.
Voca e ka cilësuar kryeministrin Mustafa si personi më i korruptuar në Prishtinë, i cili sipas tij e ka vendin para organeve të drejtësisë.
Në veri nuk ka rend dhe ligj për të gjithë qytetarët përveç që mungon liria e lëvizjes Serbia ka për qëllim edhe me nda Kosovën. Kosova po i humb 8 kilometra në kufirin me Malin e Zi. Sot në Serbi na kanë marr rreth 2 mijë kilometra në katror apo rreth 20 përqnd të territorit të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës është dorëz uar përballë Serbisë në veri sepse ne mendojmë që një person si Isa Mustafa i cili sot është në krye të Qeveris i cili dikur ka qenë Ministër i Serbisë në Kosovë i cili dikur ka qenë personi që ka keqpërdor fondin e 3 përqind”, tha Voca.
Ai tha se Iniciativa nuki do të ndalet me kaq sepse do të organizojë edhe protesta tjera./KP