Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, dy kryeministrat, Isa Mustafa e Edi Rama kanë përfunduar konferencën për mediat.
Mustafa tha se Kosova është trajtuar vazhdimisht si rast i veçantë, duke thënë se proceset e pazgjidhura me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut.
“Ne jemi trajtuar si rast i veçantë. Proceset e pazgjidhura me Serbinë t’i zgjidhim përmes dialogut. Ky proces është mjaft i rende dhe për ne si bartës i procesit”, tha ai.
Ai ka thënë se në këtë proces Kosova po arrin ta shtrijë sovranitetin në territorin e saj.
“Çështjet që janë me Serbinë ne do t’i zgjidhim por ato çështje do t’i shikojmë me syzat e Kosovës dhe jo te Serbisë”, tha ai. /KosovaPress/