ShowBiz

​Modeles Kendall Jenner i vidhen stolitë

Supermodelja Kendall Jenner është fotografuar për herë të parë që nga vjedhja e stolive që i është bërë, në shtëpinë e saj, mëngjesin e së enjtes.

Kendall Jenner ka thirrur policinë të enjten në mëngjes kur edhe ka vërejtur se stolitë e saj, në vlerë të 200.000 dollarësh i janë vjedhur. 21 vjeçarja është thënë të ketë qenë shumë e frikësuar se dikush kishte vazhduar të qëndronte brenda në shtëpi, transmeton KosovaPress.

Policia ndërkohë ka treguar se nuk ka indikacione që dikush të ketë hyrë në shtëpi, por një gjë të tillë e ka bërë ndonjë person i njohur për modelen, pasi që e ka ditur mirë vendin në të cilin janë fshehur ato.

Një burim i afërt ka treguar se modelja i kishte lënë disa nga shokët e saj brenda shtëpisë  rreth mesnatës dhe kur është kthyer pastaj në ora 1:00, ka parë se stolitë janë zhdukur dhe ka lajmëruar policinë.

Ditën e premte, modelja është fotografuar në një hotel në Los Angeles dhe është parë të jetë më e relaksuar, duke tentuar ta rekuperojë veten nga ngjarja e ndodhur.