Ministria e Financave do të procedojë në Kuvendin e Kosovës, amandementin e ligjit për faljen e borxheve edhe për 6 muaj.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se shtyrja e afatit duhet të bëhet përmes ligjit dhe jo me një vendim.
Hoti po ashtu tha se deri sot janë falur mbi 120 milionë euro borxhe, ndërsa, nga ri-programimi i borxheve, buxheti ka inkasuar mbi 50 milionë euro.
Ndryshe, sipas ligjit sot kalon afati i aplikimit për faljen e borxheve./KP/

Tags:MF