Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur sot vlerësimin më të lartë për regjisorin Mihal Luarasi.
Në statusin e tij social Facebook, Presidenti Meta shprehet:
Mihal Luarasi, regjisori i mirënjohur i teatrit shqiptar, njeriu që provoi ndryshime cilësore në skenë dhe eksperimentoi mjeshtërisht përgjatë pranverës së shkurtër të fillimviteve 1970 dhe më pas u ndëshkua me rreptësinë fanatike, që përjetoi Shqipëria pas Plenumit të 4-t; i rikthyer në jetën artistike dhe në lëvizjet e mendimit prej afro tri dekadash, është ndarë nga jeta duke lënë ndër ne e për brezat e ardhshëm gjurmën e vet në teatrin dhe kulturën tonë kombëtare.
Nderim jetës dhe veprës së tij.
U prehtë në paqe.