Rajon & Botë

​Merkel dhe Macron i kërkojnë Moskës dhe Kievit respektim të armëpushimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron i bënë thirrje sot presidentit rus dhe atij ukrainas, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko, që të respektojnë armëpushimin në lindje të Ukrainës.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin dhe presidentit Poroshenko që të respektojnë plotësisht angazhimin e tyre, të miratojnë sërish publikisht armëpushimin dhe të garantojnë që instruksionet e duhura t’u jenë dhënë ushtarakëve dhe personelit të vendosur në terren”, theksojnë dy krerët, njofton Presidenca franceze.