Rajon & Botë

​Më shumë se 80 të vdekur nga bombardimet në Deir Ezzor

Të paktën 82 persona, mes të cilëve 58 civilë, u vranë të shtunën nga sulmet ajrore të aviacionit rus dhe të regjimit sirian në Deir Ezzor, që kontrollohet nga grupi Shteti Islamik (ISIS), sipas një bilanci të ri të Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Tre sulme të aviacionit rus dhe sirian kundër rajonit Al Kurje, në juglindje të qytetit Deir Ezzor, vranë 58 civilë”, njoftoi sot OSDH-ja.

“Për më tepër, kanë vdekur 24 persona të tjerë nga këto bombardime që nuk dihet nëse janë civilë apo xhihadistë të ISIS-it”, njoftoi OSDH-ja, një OJQ që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh në këtë vend të përfshirë nga lufta.