Përmendoren e Car Llazarit e cila tashmë veç është vendosur në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë do ta zbulojë drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.
“Marko Gjuriq në mënyrë solemne do ta bëjë zbulimin e përmendores së Llazar Hrebljanoviq në ditën e Vidovdanit më 28 qershor në orën 16 në sheshin ‘Shumadia’ në Mitrovicën e Kosovës”, thuhet në një njoftim nga kjo zyrë.
Llazar Hrebljanoviq që serbët ndryshe e quajnë edhe Car Llazari ka vdekur më 28 qershor të vitit 1389 në një betejë me ushtrinë osmane të Sulltan Muratit.
Ndonëse ushtria e Carit kishte humbur betejën me ushtrinë osmane, serbët që nga atëherë e festojnë Betejën e Kosovës si fitore të tyre./KosovaPress/