Kandidati për kryetar të Drenasit, nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka votuar sot në vendlindjen e tij, në shkollën ‘Xhevë Lladrovci’, në Gllanasellë.
Ai i ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime. Kurse për komisionerët dhe vëzhguesit tha se duhet të jenë prezent në çdo vendvotim. Sipas tij kjo është në interes të Drenasit.
“Unë e përshëndes që të gjithë qytetarët e Kosovës që me 4 dhjetor, kanë treguar një qytetari në votimin e lirë dhe demokratik në Drenas. I ftoj sot që ata që dalin të gjithë, pa dallim moshe dhe gjithë ashtu edhe nënat, motrat edhe gratë tona të dalin të votojnë dhe i ftoj komisionerët e vëzhguesit ta ruajnë procesin. Si dhe vëzhguesit e huaj të jenë prezent në çdo vendvotim sepse kjo është në interes të Drenasit dhe Drenicës”, tha Lladrovci ./KosovaPress/