Aktuale

​Kujtohen të dëbuarit nga Kosova Lindore

Përmes një ekspozite me fotografi të shtëpive dhe vendbanimeve të braktisura është kujtuar sot në Gjilan, dita e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues dhe udhëheqës të institucioneve nga niveli lokal dhe ai qendror, si dhe përfaqësues nga Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili ka thënë se duhet të bëhet më shumë nga institucionet e vendit për qytetarët e asaj pjese.

Nga Komuna e Gjilanit kanë thënë janë të angazhuar që të përkrahin shqiptarët e asaj ane.

Ndërsa, deputetja Lirije Kajtazi ka thënë që qytetarët e asaj ane duhet të kenë kushte më të mira, dhe sipas saj kërkesa e vetme dhe më e shpeshtë është ajo e pajisjes me dokumente, për të cilën gjë ka thënë se do të angazhohet deri në zgjidhjen e këtij problemi.

“Në këtë ekspozitë me fotografi, janë bërë edhe shpërndarja e mirënjohjeve për kontribuuesit e sferës së arsimit dhe filleve të arsimit shqip në atë pjesë, sikur që edhe është bërë hapja e ekspozitës me fotografi, të fshatrave dhe shtëpive të dëmtuara pas dëbimit të banorëve të asaj ane nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim./KosovaPress/