Një jaguar është qëlluar me armë për vdekje menjëherë pasi që ishte përdorur në një ceremoni për ndezjen e pishtarit olimpik të hënën, sepse kishte sulmuar një ushtar.
BBC njofton se katër shigjeta qetësuese kishin dështuar ta ndalin jaguarin, pastaj një ushtar e ka qëlluar me armë, transmeton Gazeta Express.
Organizatorët e Lojërave Olimpike në Rio të Brazilit kanë thënë se ka qenë gabim vendosja e pishtarit olimpik afër një kafshe të lidhur me zinxhir./Gazeta Express/