Edhe për këtë vit raporti i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për trafikimin e qenieve njerëzore, del të jetë i pakënaqshëm për Kosovën.
Ashtu si në vitin e kaluar, Kosova edhe këtë vit qëndron në të njëjtin nivel sa i përket luftimit të kësaj dukurie.
Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan vë në pah shqetësimin në disa elemente, të cilat Kosova nuk ka arritur t’i përmirësojë, ndërsa ka sjellë një numër rekomandimesh në mënyrë që lufta kundër këtij fenomeni të jetë me rezultate më pozitive.
Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të brendshme, Skender Hyseni, në një konferencë për media, në të cilën tha se Prokuroria dhe Gjyqësia duhet të jenë më efikase në lëndët e kësaj natyre.
Ministri Hyseni, duke folur për raportin e DASH, tha se është i pakënaqur me të arriturat e luftimit kundër trafikimit me qenie njerëzore, e për këtë ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë për të zhvendosur këtë në grupin e vendeve që i mbushin standardet ndërkombëtare për luftimin e këtij feno meni, siç e quajti ai makabër.
E lidhur me punën e institucioneve përkatëse, Hyseni tha se Policia e Kosovës që ka bërë një punë të mirë, por ka vërejtje në trajtimin e mëtejmë të këtij fenomeni në shkallën e prokurorisë dhe gjyqësisë.
“Nuk mund të jemi të kënaqur me të arriturat. Duhet të bëjmë më shumë, duhet të bëjmë shumë më shumë që të zhvendosim nga shkalla në grupin e vendeve që plotësisht i mbushin standardet ndërkombëtare më të mira për luftimin e trafikimit me njerëz.Edhe në këtë vit Kosova është kategorizuar në të njëjtin nivel sikurse në vitin e kaluar dhe përkundër punës së shkëlqyer që ka bërë Policia e Kosovës ne duhet ta themi me zë të qartë gjithnjë me qëllim të angazhimit më të madh se ka vërejtje serioze sa i përket tra jtimit të mëtejmë të këtij fenomeni në shkallën e prokurorisë dhe gjyqësisë. Numri i vogël i kallëzimeve penale të ngritura gjatë vitit të kaluar dhe numrit akoma më i vogël i dënimeve, përkatësisht dënimet e buta, tregojnë dhe flasin për një rënie të përkushtimit që ne nuk duhet ta lejojmë”, tha Hyseni.
Rekomandimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, atë të trajnimit të avancuar për gjyqtarët, prokurorët dhe zbatuesit e tjerë të ligjit e ka mirëpritur edhe ministri Hyseni, i cili më tej ka shtuar që duhet të ndjekin dhe të dënohen gjithë trafikantët e qenieve njerëzore përfshirë edhe zyrtarët të cilët janë pjesë e kësaj dukurie.
“Rekomandimet konsistojnë në rend të parë dhe mbi të gjitha në forcimin e hetimeve në rastet e trafikimit me qeniet njerëzore, ndj ekja dhe dënim i trafikantëve duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të përfshirë në këtë dukuri makabër…kemi për obligim që edhe me veprime thjeshtë etike të bëjnë me dije se në institucion nuk kanë vend njerëz që në çfarëdo mënyre janë përfolur si të përfshirë në këtë dukuri makabër. Ka nevojë pra, dhe ky është një tjetër rekomandim nga raporti, për trajnime të avancuara për gjyqtarë, prokurorë dhe zbatues të tjerë të ligjit. Nevojë po ashtu për trajnime të mëtejme për zyrtarë që do të bëjnë identifikimin uniformë të viktimave midis prostitutave, emigrantëve dhe popullatës së rrezikuar. Duhet të shohim në rritje përpjekjet për të identifikuar fëmijët që detyrohet të bëhet lypsarë rrugësh, por mbi të gjitha për t’i identifikuar ata që i detyrojnë fëmijët të kthehen në lypsarë”, tha Hyseni.
Zgjerimi i rrjetit të strehimoreve në Kosovës, të viktimave të trafikimit dhe të vikt imave të të gjitha llojeve të dhunës që u nënshtrohen viktimat e trafikimit, abuzimit seksual dhe detyrimit për t’u marrë me punë të ndryshme, duhet të zgjerohet edhe në katër komunat e veriun të Republikës së Kosovës.
Ministri Hyseni, duke folur për punën që duhet të bërë në mënyrë që Kosova të luftojë trafikimin me qenie njerëzore, ka kërkuar që Prokuroria dhe Gjykatat të jenë më efikase, dhe të trajtojnë lëndët, të cilat kanë të bëjnë me kriminelët në këtë fushë, pasi që siç tha ai ata që e bëjnë trafikimin e qenieve njerëzore janë kriminel të organizuar.
“Pa dashur që të hedh faj, pa dashur që të futem në gjuajtje të shtrigave ne duhet të bëjmë konstatime adekuate, në se duam të bëhemi të suksesshëm në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzor e, Dhe këtu duhet të themi se edhe prokuroria edhe gjykatat duhet të jenë më efikase. Lëndët që kanë të bëjnë me kriminel në këtë fushë, sepse ata që bëjnë trafikim të qenieve njerëzore, nuk janë asgjë tjetër përveç kriminel të organizuar. Pra, lëndët që kanë të bëjnë me kriminel të organizuar nuk duhet të lihen në sirtarë dhe të zvarriten ato procedura, por duhet të kenë përparësi”, ka theksuar Hyseni.
Sipas raportit të DASH, në gjithë botën janë shënuar hiç më pak se 20 milionë trafikime me qenie njerëzore në faza të ndryshme.
Por edhe pse ky problem është global, Hyseni tha se askush nuk duhet të gjejë ngushëllime se ky qenka problem global dhe nuk është ndonjë problem se edhe Kosova është pjesë e saj.
Ai ritheksoi që duhet të bëhet më shumë nga të gjitha institucionet e Kosovës, që të dalin nga ky trend global. /KP