Aktuale

​Konjufca për EULEX-in: Shumë para, pak rezultate kundër korrupsionit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se prania e EULEX-it tregon paaftësinë e institucioneve të Kosovës.

Në fjalimin e tij në seancën plenare, Konjufca tha se EULEX-i e ka mirëmbajtur ndarjen etnike dhe ka pamundësuar shtrirjen e vendit në veri të vendit.

Sipas tij, stafi i EULEX-it gëzon shumë privilegje pa njohur shtetin e Kosovës dhe autoritetet e vendit janë të paftë që t’i qortojnë ata.

“Tetë vite pas vendi ynë gjendet para pengesave serioze në rastin e shtetit ligjor me një korrupsion endemik. Tetë vjet pas është e qartë se drejtësia dhe policia mbetet të kontrolluara nga partitë e pushtetit. Ky është një dështim i EULEX-it”, thotë Konjufca, transmetpn KP.

Ai thotë se bilanci final për EULEX-in është shumë para, pak rezultate kundër korrupsionit dhe tepër kompromise me krimin e organizuar dhe me strukturat e Serbisë.