Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur datën 29 Prill për kongresin elektoral të kësaj partie.
Burimet nga mbledhja thanë se kongresi do të miratojë listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Kongresit do t’i paraprijë mbledhja e Asamblesë, më 2 Prill. Kongresi do të miratojë edhe programin elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.