Rajon & Botë

​Kinë: 98 persona e humbën jetën nga stuhia

Nga një stuhi e fuqishme në pjesën lindore të Kinës, janë vrarë 98 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Nga stuhia e fuqishme janë dëmtuar linjat e rrymës elektrike, janë përmbysur makinat dhe janë shkatërruar kulmet e shtëpive dhe të bizneseve.

Kjo stuhi, së bashku me tornadon, e ka goditur dje rajonin afër qytetit Jançeng, që është në veri të Shangajit.