Duke qenë i pakënaqur me udhëheqjen aktuale të vendit dhe me qëllim që të ndryshohet gjendja në të gjitha sferat në vend, e me theks të veçantë te rinia, Kreshnik Husaj – Kika nga Iniciativa Qytetare Alternativa (IQA) , shpalli sot publikisht kandidaturën e tij për kryeministër të vendit.
Edhe pse në shpalljen e kandidaturës të tij ishin prezent vetëm gjashtë përkrahës të tij, Husaj tha se IQA do të formojë degët e saj nëpër vende të ndryshme të vendit dhe se do të do të ketë mbështetjen e rinisë, kryesisht të moshave 18 deri në 30 vjeçare.
Derisa tregoi për synimet e tij, Husaj theksoi se do të bëjë kthesë në politikën vendore. Ai gjithashtu shfaqi pakënaqësinë me kundërshtimin e opozitës, duke potencuar se deputetët nuk janë kafshë, por duhet të jenë qytetarë të civilizuar.
“Pika kryesore është që ne të bëjmë një kthesë në politikë dhe të ringjallim rininë me aktivitete tona. Ne e kundërshtojmë punën që po bën opozita, nuk jemi për një opozitë, e cila punojnë në mënyra jo demokratike, duke sjell në Parlament atë që është e ndal uar, duke sjell në Parlament një vulgarizëm që ne e protestojmë dhe kërkojmë se kjo punë nuk shkon. Nuk janë deputetët kafshë, deputetët duhet të jenë njerëz të civilizuar sepse përfaqësojnë votën e qytetarit në Parlamentin e Kosovës. Alternativa është për një politikë të re moderne, është për një politikë të djathtë demokratike dhe me qeverisjen që ne do ta ofrojmë, me aktivitete që ne do t’i ofrojmë do të jenë kryesisht aktivitete kulturore dhe rinore, të cilat mbrojnë interesat e rinisë në vendit tonë. Rinia ka nevojë për një subjekt të ri dhe ne jemi këtu që të ofrojmë një subjekt për rininë tonë”, tha Husaj.
Duke qenë se IQA dhe vetë Kika janë kontrovers, ai tha se nuk ngjan aspak me Partinë e Fortë, e cila gjithashtu konsiderohet partia më kontroverse në vend.
Husaj tha se do të kenë bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në vend, derisa shtoi se do të arrijnë që të ka lojnë pragun prej 5 për qind që u mundëson të jenë pjesë e Kuvendit, në mënyrë që të arrijnë te posti i synuar, ai i kryeministrit të vendit.
“Alternativa nuk i përngjan aspak Partisë së Fortë. Është kontroverse me Partinë e Fortë, ka politika të ndara dhe ne jemi ata të cilët me rininë mundohemi të bëjmë diçka…. Ne, do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë, ne mendojmë që t’i fitojmë zgjedhjet në pragun 5 përqind dhe më pas të kemi të lobimet tona për të qenë në krye të shtetit. Ne nëse arrijmë të futemi në Parlament e kemi vetëm një synim, kryeministrin e shtetit…Ndryshimi i parë që ne do të arrijmë ta bëjmë do të jetë modernizimi i të gjitha sferave në Kosovë. Ju e dini që në Kosovë punohet me kohët e vjetra, ne do të modernizojmë gjithçka. Ato pi kat kryesore tona që do të ndryshojnë me partitë që kanë qeverisur deri tani janë mirëqenien dhe ekonominë që e kemi skandal në Kosovë, do të punojnë që rinia të ketë arsimit, aktivitete dhe edukim mbi të gjitha”, tha Husaj.
Mbështetje për Husajn shprehu edhe zëdhënësi i IQA-së, Ridvan Zharku, duke treguar se beson në punën tij.
“Kreshnik Husaj, i njohur me emrin Kika , si personi më kontrovers në Kosovë, është personi më adekuat që Alternativa si iniciativë qytetare ka vendosur ta kandidojë si kryeministër shteti. Ne besojmë më punën e Husajt si dhe sot jemi bashkuar për ta mbështetur kanditaturën e tij”, tha ai.
Ndryshe, Kreshnik Husaj – Kika është i njohur për publikun, pasi ai ishte një nga banorët e reality show-t që mbahet në Shqipëri, “Big Brother Albania”. /KP