ShowBiz

​Jay-Z me më së shumti nominime për Grammy 2018

Organizatorët e ndarjes së çmimeve Grammy zbuluan emrat që do të konkurrojnë sivjet për shpërblimin prestigjioz.

Këtë vit numrin më të madh të nominimeve ka Jay-Z, madje tetë.

Ai është i nominuar për xhirim të vitit, albumin e vitit, albumin më të mirë rap dhe këngën e vitin.

Pas tij renditen Kendrick Lamar me shtatë nominime dhe Bruno Mars. SZA është femra me më së shumti nominime, madje pesë, transmeton KosovaPress.

Ndarja e Grammy do të mbahet më 28 janar në Madison Square Garden në Nju Jork.

Xhirimi i vitit: Childish Gambino”Redbone” Luis Fonsi “Despacito” Jay Z “The Story Od O.J. Kendrick Lamar “Humble” Bruno Mars “24K Magic”

Albumi i vitit: Childish Gambino – “Awaken, My Love!” Jay-Z – “4:44” Kendrick Lamar – “DAMN.” Lorde – “Melodrama” Bruno Mars – “24K Magic”

Kënga e vitit: Despacito, 4:44, Issues, 1-800-273-8255, That’s What I Like

Artisti më i mirë i ri: Alessia Cara, Khalid, Lil Uzi Vert, Julia Michaels dhe SZA

Performuesi më i mirë i mirë pop solo: Category 5, Kelly Clakson, Kesha, Lady Gaga, Pink, Ed Sheeran

Pop dueti më i mirë: Luis Fonsi & Daddy Yankee Featuring Justin Bieber, The Chainsmokers & Coldplay, Imagine Dragons, Portugal. The Man i Zedd &Alessia Cara.