Aktuale

​I mituri goditet aksidentalisht me veturë në oborrin e tij

Policia raporton se një person në Suharekë duke e parkuar automjetin në oborrin e tij, aksidentalisht ka goditur të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar duke e parkuar automjetin në oborrin e tij, aksidentalisht ka goditur të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.