Sot në fshatin Palabardh të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit, ish deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish Ministrit të Bujqësisë, Tomë Hajdari.
Hajdari ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Për të nderuar jetën dhe veprën e Tomë Hajdarit, u organizua mbledhje komemorative ku morën pjesë familjarë, miq e përfaqësues të partive politike nga niveli qendror e lokal.
Dhimbja dhe humbja e Hajdarit, shihej në çdo fytyrë të miqve e familjarëve.
E humbi babin e saj, por Marigona Hajdari ndihej me shpirt të madh, për faktin që ishte vajza e Tomë Hajdarit.
Vajza e vetme, dhe fëmija më i vogël i të ndjerit Tomë Hajdari, në mbledhjen komemorative para të pranishmëve tregoi që ka qenë bashkë me babin e saj qysh në ditë e para të sfidës që i nis me shëndetit, ajo tregon se kanë motivuar njëri tjetrin por thekson që babi i saj Toma ishte më i fortë se vetë ajo.
Marigona para se të varroses i ati i premtoi atij, se ajo dhe familjarët e tjerë do të qëndrojnë të fortë, dh e do të ndjekin hapat e tij.
“Ndihem shumë e madhe shpirtërisht për faktin se jam bija e Tomës. Baca ka kaluar sfida e mbas sfida, sfidat që i kanë nis me shëndetin kemi qenë bashkë, kemi qenë bashkë duke motivuar njëri tjetrin, por ai ka qenë më i fortë se unë. Sigurisht se për neve si familje dhe si rreth është dhimbje por këtë dhimbje e mund krenaria që e kemi vetëm e vetëm pse jemi familjarët e tij. Baca Tomë gjithmonë ka qenë i fortë dhe i pathyeshëm. Dhe unë po e jap fjalën këtu para jush që edhe ne fëmijët dhe mbara familja e tij do të përcjellim hapat e tij”, tha Marigona Hajdari.
E kryetari i AAK-së, dega në Gjakovë, Ardian Gjini, e kujtoi Tomën si njeri i cili edhe në momente të vështira pune, iu bënte më të lehtë atë me pozitivitetin që s ipas tij e karakterizonte.
Gjini gjithashtu tha se ka shumëçka për të thënë për Tomë Hajdarin.
“Kemi shumëçka me thënë për Tomën. Jeta gjithqysh këputet një ditë, por ajo çka mbetet në këtë botë është vendin që ia bënë njeri vetës në zemrat e miqve, kolegëve dhe familjarëve…ai i ka bërë vetes vend në zemrat edhe mendjet e shumë kujt…Shumë prej nesh munden me u mundu me kopju mënyrën e Tomës, për me përçu energji te njerëzit por mendoj që pak kush ose askush mundet me arrit për shkak se kjo ka qenë mënyra e Tomës vetëm ai ka ditë me përçu atë energji te njerëzit, ne vetëm mundemi me provu, nuk besoj që kemi me mbërri…Toma ka qenë një përfaqësues i dalluar i popullit para luftës, ka qenë një përfaqësues i dalluar pas luftës”, tha Gjini.
Në këtë mble dhje komomorative pati edhe shumë miq, të cilët me lot në sy folën për humbjen e mikut të tyre Tomë Hajdari.
Bashkim Korenica, mik i Hajdarit, u shpreh se ata humbën një njeri me virtyte të larta njerëzore.
“E kemi të vështirë sepse rrugëtimi yt ishte plot sakrifica, pengesa, të cilat ti dite mirë t’i shndërrosh në suksese e fitore. Njerëzit e devotshëm si ti miku im Tomë Hajdari mbesin përherë për t’u kujtuar si atdhetar që tërë jetën luftuan pa dallim ideor dhe puna yte kishte një ideal të lartë, punë për njeriun, për Zot e komb…rezistuam bashkë për shumë vite për t’i hapur rrugë jo vetëm fjalës por edhe pushkës. Vdekje nuk ka për njerëz si ju vëllai im Tomë Hjadari, sepse veprat mbesin ato të cilat do të ju mbajnë mend gjeneratat. Bota e përtejme është vetëm kapërcim në botën e amësimit por ti u prefsh i qetë”, tha Korenica.
Varrimi i të ndjerit u bë në vendlindjen e tij, në fshatin Palabardh të Komunës së Gjakovës./KP