Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, të cilëve u ka premtuar se premtimi i tij për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohet me veprime konkrete.
“Në takimin me prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, bashkëbiseduam për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit.
Premtimi im për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohë të shkurtër do të zëvendësohet me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KosovaPress/