Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka deklaruar në Tiranë se Kosova e ndjenë ende nevojë për ndihmë nga Shqipëria ne sfidat tjera që e presin.
Haradinaj, në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit në Tiranë të dy homologëve, tha se kosovarët asnjëherë nuk kanë qenë vetëm në rrugëtimin e tyre.
“Krejt rrugëtimin e Kosovës, ne nuk kemi qenë kurrë vetëm. Kuptohet së më së afërti na u ka gjetë Shqipëria, dhe këtë e ndjejmë edhe sot”, tha Haradinaj, të mërkurë, shkruan Gazeta Express.
“Jemi te vendosur që rrugëtimin tonë drejt BE ta bëjmë së bashku me Shqipërinë. Jemi të gatshëm që këtë respekt ta zgjerojmë”, tha kryeministri i Kosovës pas takimit me Edi Ramën.
“Rrugëtimi ynë si shtet, prapë është sfidë, dhe edhe këtu e ndjejmë Shqipërinë, me ndihmën që na përcjell”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se gjatë pritjes që homologu i tij Edi Rama i bëri në Tiranë, janë dakorduar që kalimet kufitare mes dy vendeve të kthen në kalime të zakonshëm. Po ashtu, Haradinaj përmendi edhe për portin e Durrësit, dhe lehtësimet në që të mos ketë më pengesa të ndryshme administrative.
Haradinaj tregoi se e mirëpret edhe vendimin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e cila parashihet të mbahet këtë vit në Korçë, më 27 nëntor. /GazetaExpress/.