Komisioneri për Politika Europiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, tashmë ka filluar takimin me Presidentin Hashim Thaçi. Vizita e tij është fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Europiane
Ai përmes rrjetit social “Twitter” ka shkruar se është i bindur se Kosova do të punojë në etapat si liberalizimi i vizave, zbatimi i MSA’së dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, shkruan Gazeta Express.
Bashkë me këtë postim ai ka publikuar edhe fotografinë e takimit me Hashim Thaçin.
Ai gjithashtu ka shkruar se Raporti i Progresit ka vlerësuar përparimin që ka bërë Kosova. “Çdo vend ka sfidat e veta specifike”, ka shkruar Hahn./GazetaExpress/

