Aktuale

​Gjakovë, sulmon gruan, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër ashkalike.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje” thuhet në njoftim./KosovaPress/