Ashtu siç kishte raportuar KosovaPress, shtatorja e Car Llazarit mbrëmë u vendos në zemër të Mitrovicës Veriore.
E gjatë gati 8 metra dhe me peshë prej 7.5 ton, shtatorja do të zbulohet vetëm pak ditë pasi kanë kaluar të gjitha afatet për lirimin e ‘Urës së Ibrit’, paralajmëruar nga pala shqiptare në bisedimet me Serbinë.
Përndryshe data e nesërme, 28 qershori, dita e “Vidovdan-it”, do të jetë ditë feste për serbët e Kosovës, ku do të organizohet edhe ceremonia speciale në zbulim të shtatores së heroit serb, Car Llazarit.
Për këtë veprim të serbëve, institucionet e Prishtinës zyrtare ende nuk kanë pasur “mundësi” deklarimi. /KosovaPress/