Shtëpiza e stacionit fillestar të teleferikut të qendrës së skijimit në Brezovicë, për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar shtëpiza, si dhe disa pajisje të një operatori kabllor të cilat ndodheshin në kabinë.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/