Shefi i Grupit parlamentar të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, i është kundërpërgjigjur ish-kolegut të tij, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, pas një deklarate të këtij të fundit për të larguarit nga VV’ja.
Konjufca ditë më parë ka bërë një propozim mjaft interesant për Grupin e Deputetëve të Pavarur, të cilët janë ndarë nga VV’ja.
Konjufca ka thënë se ata duhet ta ndërrojnë emrin e grupit, pasi që GDP’ja në Kosovë nuk rritet më shumë se 3 për qind.
Por, sipas Sejdiut, Konjufca s’merr vesh fort kur bëhet fjalë për ekonominë.
“Glauku nuk shquhet për kuptim të ekonomisë”, ka thënë Sejdiu, në emisionin “DPT Te Fidani”, në T7.
Ai ka thënë se partia e re, që kanë themeluar deputetët e GDP’së, gëzon mbështetje, dhe kjo do të shihet në të ardhmen. /Express/