Këngëtarja Cher (71) gjithë karrierën nuk ka ditur për limite dhe jo vetëm në muzikë, por edhe në modë.
Ajo është njëra nga të parat që ka veshur kostume sfiduese, të cilat sot i kopjojnë të gjithë, duke filluar nga Kim Kardashian deri te Lady Gaga, transmeton KoosvaPress.
Këngëtarja thotë se të gjitha konsumet i mban në një hapësirë të veçantë.
“Gjithë jetën kam pasur vetëm 48 kg dhe kaq shumë nuk kam pasur që një kohë të gjatë. Nuk mund t’i vesh shumicën prej tyre. Dallimi është i madh në mes 48 dhe 58 kg, më besoni”, tha Cher.