Derisa drejtuesit e institucioneve të shtetit kanë zgjedhur heshtjen për vendosjen e përmendores së Car Llazarit në Mitrovicë nga serbët, zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje dhe të Nismës këtë veprim e kanë quajtur propagandë shoviniste dhe nxitje urrejtjeje tek qytetarët e Kosovës.
Po ashtu për ta, ardhja e përmendores së Car Llazarit në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike është vepër e Kryeministrit dhe e Presidentit të Kosovës, dhe është vepër e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës e të Serbisë.
Anëtari i Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Zgjim Hyseni theksoi për KosovaPress se vendosja e Car Llazarit nga serbët në veri, është propagandë shoviniste dhe nxitje për urrejtje ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Veprimet pushtuese të Serbisë gjithmonë përgjatë historisë kanë qenë të përcjella nga një diskurs dhe nga një propagandë shoviniste, e cila përcillet me një urrejtje për të tjerët dhe ndërkohë e viktimizon veten. Edhe kësaj herë po ndodhë e njëjta gjë. Përmendorja e Car Llazarit e ngritur sot në fakt shpërfaqë më së miri karakterin shovinist të ‘Zajednicës’ si projekt. Pra, në rast se qëllimi dhe projekti për ‘Zajednica’ dhe ‘Lugina e Diellit’ ku po ndërtohen shtëpi të reja. Ndaj, diskursi ideologjia në funksion të këtij qëllimi është shovinizmi, Car Llazari dhe mitet e ndryshme të cilat nxisin urrejtje dhe justifikojnë veprime pushtuese të Serbisë”, theksoi Hyseni.
Ai deklaroi se Qeveria dhe institucionet e Kosovës, asnjëherë nuk i kanë mbrojtur interesat e shtetit, por gjithmonë është thënë se po i integrojnë serbët në Kosovë. Mirëpo, sipas Hysenit po shihet që as “Zajednica” nuk ka asnjëherë për qëllim integrimin e minoritetit serb.
“Institucionet e Kosovës asnjë erë deri sot nuk e kanë luajtur rolin që duhet në mbrojte të interesave të Republikës së Kosovës, ndërkohë që gjithmonë flitet që ne po i bëjmë koncesione Serbisë në mënyrë që të integrohet minoriteti serb në Kosovë. Mirëpo ne po shohim që as ‘Zajednica’ nuk ka asnjëherë për qëllim integrimin e minoritetit serb, sepse përmes diskursit përçarës dhe që nxitë urrejtje siç është veprimi i sotëm dhe siç është në përgjithësi ‘Zajednica’ si projekt nuk mund të kemi integrim të minoritetit serb në Kosovë, mirëpo përkundrazi do të kemi më shumë ndarje, më shumë nxitje të urrejtjes, edhe më shumë ndikim dhe po ia shtrijmë rrugën pushtetit tà « Serbisë në Kosovë”, deklaroi Hyseni.
KosovaPress, ka tentuar të marr përgjigje nga zyrtarët të Qeverisë por ka qenë e pamundur. Arban Abrashi, zëdhënës dhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se për këtë çështje do të jap prononcim këshilltari për media i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu. Ky i fundit prej mëngjesit nuk ka qenë në gjendje të lajmërohet në telefon. Po ashtu KosovaPress ka tentuar të marr përgjigje nga zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, por as ky nuk ka kthyer përgjigje.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi tha për KosovaPress se ardhja e përmendores së Car Llazarit në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike është vepër e kryeministrit dhe e presidentit të Kosovës, është vepër e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës e të Serbisë.
“Këto bisedime, u tha shumë herë nga qeveritarët e djeshà «m e të sotshëm po mbaheshin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për forcimin e sovranitetit të shtetit, për integrimin e komunitetit serbë në jetën publike e institucionale, për zhbërjen e strukturave të shtetit serb në Kosovë, për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar etj. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh! Po çka ndodhi? Ndodhi e po ndodh çdo ditë, ndarja e sovranitetit të shtetit më Serbinë, ndodhi e po ndodhë çdo ditë forcimi i Listës serbe në Institucionet e Kosovës. Zëri i kësaj liste është zëri i Vuçiqit në Qeverinë e Isa Mustafës. Kjo listë është duke punuar pa reshtur për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, diçka e ngjashme me Republika Serbskën në Bosnje e e Hercegovinë. Madje këta qeveritar as një park mbi urën e Ibrit nuk arritën ta heqin”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se heshtja e Qeverisë dhe e koalicionit qeverisës, për vendosjen e përmendores së Car Llaz arit në Mitrovicë, është heshtje për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kjo sipas Krasniqit, është një dëshmi tjetër, se këta njerëz që kanë lejuar e lejojnë gjëra të tilla kundër Kushtetutës e ligjeve, duhet të dorë hiqen.
Sipas tij, kjo praktikë qeverisëse duhet të ndërpritet dhe pa ndërprerjen e kësaj qeverisje, rrënimi i institucioneve të shtetit nuk do të ketë ndalje.
KosovaPress ka provuar të kontakojë edhe zyrtarë të AAK-së por që asnjëri prej tyre nuk e ka hapur telefonin.
Përmendorja e Car Llazarit do të inaugurohet nesër në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë. Inaugurimi i përmendores bëhet për nder të Betejës së humbur Kosovës e quajtur Vidovdan dhe zbulimi i saj do të bëhet nga drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq./KP