Sport

​Bunjaki ndahet me Kosovën?

Albert Bunjaki nga sot pritet të largohet nga Kombëtarja e Kosovës, pas tetë viteve në krye të saj

Përzgjedhësi Albert Bunjaki tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga Kosova pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Por, aventura e tij me Kosovën mund të përfundojë edhe më herët, pasi Gazeta Express merr vesh se Bunjaki nga sot nuk do të jetë më përzgjedhës i Kosovës.

Ai sot ka qëndruar në zyrat e FFK-së, ku është vendosur që ai të largohet dy ndeshje para përfundimit të kualifikimeve.

Edhe FFK me anë të një komunikate ka njoftuar se kryetari Fadil Vokrri do të mbaj një konferencë për media, ku do të flas rreth çështjes së përzgjedhësit të Kombëtares.

“Sot në orën 15:00 në selinë e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri, do të mbajë konferencë për media në lidhje me çështjen e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Dy ndeshjet e mbetura të Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës janë kundër Ukrainës dhe Islandës. /Express/