Inflacioni i Britanisë së Madhe ka shënuar rritje në muajin shkurt, duke arritur kështu në nivelin më të lartë në tri vitet e fundit, i nxitur si rezultat i çmimeve të karburanteve, tregojnë të martën të dhënat zyrtare.
Shkalla e inflacionit në nivel vjetor ka arritur muajin e kaluar në 2,3 për qind në krahasim me 1,8 për qind në janar, ka bërë të ditur Zyra nacionale për statistika britanike (ONS), transmeton agjencia France Press.