Rajon & Botë

​Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj Ambasadës së SHBA-ve në Bengazi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi sot se njësitë speciale të Shteteve të Bashkuara, kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me sulmet ndaj Ambasadës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012.

“Dje, sipas porosisë sime, njësitë speciale amerikane kanë arrestuar Mustafa al-Imam në Libi”, tha Trump, në një kohë kur Shtëpia e Bardhë u trondit nga akuzat kundër tre ndihmësve të Trumpit në fushatën zgjedhore./KosovaPress/