Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e dy fëmijëve, të cilët kishin rënë në një gropë të mbushur me ujë, në fshatin Kolovicë të Prishtinës, transmeton KosovaPress.
Në profilin e tij ai ka lënë këtë shënim:
Sot ka ndodh një tragjedi në komunën e Prishtinës në afërsi të fshatit Llukar ku tek një pronë private ku me vite të tëra kompani janë furnizuar me material ndërtimor, kanë humbur jetën dy fëmijë. Kjo është ngjarje e rëndë dhe fillimisht shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes. Ende nuk i kemi informatat e plota dhe po presim policinë për ta sqaruar aksidentin por në këto momente i ofrojmë mbështetje familjes. Jam duke shkuar tek vendi i ngjarjes për të kuptuar edhe më shumë mbi rastin.