Rajon & Botë

​Administrata e Trumpit i drejtohet Gjykatës Supreme për ndalimet e hyrjeve në SHBA

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të kërkojë nga Gjykata Supreme që të bllokojë vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut, Derrick Watson, sipas të cilit vendim disa persona janë përjashtuar nga ndalimi i përkohshëm i hyrjes në SHBA nga gjashtë vendet me shumicë myslimane.

Siç deklaroi prokurori federal amerikan, Jeff Sessions, sipas vendimit të Watson, ndalimi hyrjes nuk zbatohet për gjyshërit dhe nipërit e qytetarëve amerikanë, po ashtu nga ndalimi janë përjashtuar bashkëshortët, vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë, po ashtu edhe xhaxhallarët e tyre dhe hallat e tyre së bashku me fëmijët, transmeton KosovaPress.