Ministri i Punës, Aleksandar Vulin të dielën u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin në votime, pasi sipas tij vetëm dalja e madhe garanton sukses të madh.
Ai gjatë një emisioni në Tv Pink tha se të gjithë ata që do të votojnë sipas kërkesave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, gjithmonë do të mbahen mend si armiq të serbëve.
Vulin në këtë kuptim theksoi se është e nevojshme për unitet dhe se sipas tij asnjë forcë nuk mund t’i dëbojë serbët.