Aktuale

​ Veseli kërkon t’u hiqen mëditjet deputetëve që nuk janë seancë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ende nuk ka filluar, pasi mungojnë shumë deputetë.

Kjo seancë është thirrur pas miratimit për ndryshimin e Ligjit të veteranëve të UÇK-së.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se nëse nuk ka deputetë të mjaftueshëm në seancë, do të fillojnë nesër pasi nuk janë 60 deputetë.

“Nëse nuk janë prezentë deputetët, do të ekzekutojmë penallti për heqjen e mëditjeve për këtë muaj”, tha Veseli dhe kërkoi kohë dhjetë minuta që të vinë deputetët në seancë, raporton KosovaPress.