Rajon & Botë

​ Trump do ta njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Kandidati i republikaneve për postin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se në rast se zgjidhet president ai do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Trump ka zhvilluar një takim dje me kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu, në rezidencën e tij në Trump Toëer.  Në takim thuhet se janë diskutuar tema si ndihma ushtarake e SHBA-së ndaj Izraelit, marrëveshja për programin bërthamor të Iranit dhe lufta kundër DAESH-it.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Trump dhe Netanyahu ndajnë të njëjtin qëndrim për sa i përket paqes së vazhdueshme me fqinjët e Izraelit.

“Trump mbron idenë se Jerusalemi është kryeqyteti 3 mijë vjeçar i hebrenjve. Në rast se zgjidhet si president ai do të pranojë kërkesën e Kongresit Amerikan të shtruar kohë më parë për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të pandashëm të Izraelit”, thuhet në deklaratën e zyrës elektorale të Trump.