John McCain, senator i Partisë Republikane në Qeverinë amerikane, është diagnostikuar me kancer në tru.
Senatori 80 vjeçar, po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar. Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, e cila mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit.
Politikani 80 vjeçar ka qenë 5 vjet i burgosur politikë në Vietnam. Ai ka qenë senator për 6 mandate, dhe gjithmonë është shquar si luftëtarë që iu ka rezistuar shumë torturave si i burgosur politik, dhe gjithmonë në mbrojtje të shtetit të vet.
Të premten McCain iu është nënshtruar një operacioni, dhe mjekët e tij kanë bërë të ditur se ai po e merr veten shumë shpejt, shkruan BBC.