Rajon & Botë

​ Reagon Rusia, paralajmëron masa reciprociteti ndaj SHBA-ve

Rusia do të përgjigjet në mënyrë adekuate për sanksionet e fundit që SHBA-të kanë vendosur ndaj shtetit rus, për shkak përfshirjes së Rusisë në sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Tani për tani nuk mund të them se çfarë do të jetë përgjigjja, por siç e dimë nuk ka absolutisht asnjë alternativë ndaj qeverisë dhe parimit të reciprocitetit. Ne do të përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme”, tha Peskov dhe shtoi se përgjigjja do të jetë lloji të formuar nga Presidenti, Vladimir Putin.

Peskov theksoi gjithashtu se Moska kundërshton kategorikisht pretendimet amerikane.

Ndryshe, ato që ishin paralajmëruar më parë nga Qeveria e Presidentit Barack Obama dhe senatorët, për ndëshkim të Rusisë dhe Presidentit të saj Vladimir Putin, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, sot ka filluar të realizohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 35 agjentë të inteligjencës ruse nga vendi dhe kanë vënë sanksione ndaj dy prej agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë.

Sanksionet prekin edhe katër zyrtarë të lartë të Njësitit të inteligjencës ushtarake ruse, që Shtëpia e Bardhë beson se ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë procesit zgjedhor në SHBA, duke i ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet./KosovaPress/