Aktuale

​ Policia konfirmon vrasjen e gjimnazistit në Mitrovicë

Një nxënës është vrarë afër gjimnazit “Frang Bardhi”, më saktësisht në rrugën “UÇK” në në Mitrovicë.

Siç mëson KosovaPress-i nga dëshmitarët, ai është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Zëdhënësi i Policisë për komunën e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar për Kosovapress-in se si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur pa shenja jete.