Nesër në Durrës të Shqipërisë do të mbahet takim jo formal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq,kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore./KosovaPress/