Aktuale

​ Merkel uron Ramën: Urime të merituara, pres të takohemi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 25 qershor.

Kancelarja Merkel thotë se “urimet janë të merituara” dhe theksoi se pret të takohet pas pak ditësh me Ramën në Trieste.

Pas pak ditësh, kryeministri Rama do të jetë në Trieste, ku do të zhvillohet samiti për Ballkanin, pas atyre të mbajtur në Berlin, Vjenë e Paris.