Shëndetësi

​ Lëngjet e frutave, mjekët paralajmërojnë rrezikun

Nëse dikur lëngjet e frutave ishin “ alternativë e shëndetshme”, tani janë të vendosur në shënjestër nga specialistët e shëndetit për shkak të sheqerit “jo-natyral”.

Ekspertët kanë rekomanduar tashmë se të rriturit duhet të kufizojnë sasinë e sheqerit në dietën e tyre me vetëm 4 lugë sheqer dhe se duhet treguar kujdes në blerjen e lëngjeve të frutave në  supermarkete.

Konsumatorët duhet të konsumojnë pije sa më të freskëta si dhe duhet të vëzhgojnë gjithmonë sasinë e sheqerit, në etiketat e produkteve të ëmbla.

Sipas studiuesve sheqeri natyral është i domosdoshëm, sepse trupi ka nevojë dhe se ky lloj sheqeri quhet sheqer natyral i “lirë”. Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomanduar se pija duhet të konsumohet duke u bazuar në udhëzimet e rishikuara, duke eliminuar sheqerin e tepërt.