Policia ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan pasi që dyshohet se kishte hyrë në një shtëpi dhe kishte vjedhur një sasi ari.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Lot Vaka”, më 11 gusht në Gjilan me ç’rast i dyshuari kishte vjedhur stoli ari në vlerë 3 mijë euro.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/