Qeveria Kanadeze është shprehur e shqetësuar pas raportimeve se në Quebec janë përgjuar telefonat e disa gazetarëve kanadezë.
Në vitin 2013 ishin përgjuar telefonatat e gjashtë gazetarëve kanadezë, në një përpjekje për gjetur të dyshuarin që kishte dhënë informata të ndjeshme.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha sot se pretendimet e përgjimeve të gazetarëve janë shqetësuese, raporton AP, transmeton KosovaPress.
“Jo vetëm që liria e shtypit është e rëndësishme, ajo është një nga garantuesit kryesor të demokracisë së lirë, të një shoqërie të lirë” tha Trudeau në një konferencë për shtyp.
Fillimin e një hetimi publik e ka bërë të ditur edhe Qeveria rajonale e Quebec-ut, e cila sot njoftoi se do të hetohet kontrolli i policisë ndaj lirisë së shtypit./KosovaPress/