Irani transmetoi sot për herë të parë pamje nga sistemi i ri anti-ajror Bavar 373, që mund të krahasohet me sistemin rus S-300, gjatë një ceremonie në prani të presidentit Hassan Rohani.
Pamjet e transmetuara nga media të ndryshme iraniane shfaqin Rohani dhe ministrin e Mbrojtjes, Hossein Dehghan përpara sistemit të ri, një projekt i nisur në periudhën kur Iranin ishte ende objekt i sanksioneve ndërkombëtare.