Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, tha se po behën gati për lajme të mira, në lidhje me formimin e institucioneve të vendit.
Ai këtë e deklaroi e dha sot pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.
“Mbledhja e kryesisë ishte një njoftim i brendshëm për anëtarët e kryesisë, së ku është procesi. Ne jemi duke u bërë gati që të kemi lajme të mira për opinionin, për konstituimin e institucioneve të Kosovës. Po shpresoj se shumë shpejt do të keni informatën zyrtare”, tha Haliti.
“Nuk e di, nuk e di a është a është larguar, a nuk është largua, po sidoqoftë ne kemi, do të thotë për t’u krijuar institucionet duhen 61 vota dhe në qoftë se bëhen 61 vota zgjidhet kryetari i Parlamentit dhe zgjidhet qeveria. Nuk e di, është problem i tyre”, theksoi ai në lidhje me largimin AKR-së nga koalicioni LAA, raporton KosovaPress.
Kjo deklaratë e Halitit u dha para nënshkrimit të marrëveshjes mes liderëve të PAN-it dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që kjo parti t’i bashkohet PAN-it në qeverisje, raporton KosovaPress.